“Ish-studentja ime pati një ide interesante”- Tupja flet për futjen e orës kulturore

5 Janar 2024 | 21:01

Profesori Edmond Tupja është shprehur se ish-studentja e tij, Mirela Kumbaro, pati një ide interesante për futjen në shkolla të orës kulturore, e cila nuk u realizua.

Komentet Tupja i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se në momentin që ora kulturore do të futet nëpër shkolla, atëherë do të jetë ndryshe për artin e kulturën.

“Keni bërë goxha punë, një punë që duhet të tërheqë vëmendjen në nivele të larta. Keni harruar një gjë, tallavizimin e kulturës, kur bëhet tallava. Kur një kryeministër del e kërcën tallava.

Kemi hyrë në fushën e elitave. Këto nuk janë aq pesimiste për mua. Çdo vend ka elita. Elitat nuk janë masive. Ka një gjë, kultura sjell… Ditën kur do të mësohet arti në shkollë, atëherë do të jetë ndryshe.

Mirela Kumbaro që ka qenë ish-studentja ime, ka qenë ministre e Kulturës, pati një ide shumë interesante. Do fusnin në program të shkollës orën kulturore, artistike. Nuk u bë”, tha Tupe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025