Besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e ujit të bekuar, të rinjtë sfidojnë dimrin
Dita e Ujit të Bekuar është festuar në të gjithë vendin nga besimtarët ortodoksë. Dhjetëra të rinj në të gjithë vendin kanë marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit, në lumenj, dete apo shatërvane.
Në Korçë qindra besimtarë ortodoksë dhe jo vetëm janë bërë pjesë e hedhjes së kryqit në shatërvanin e lulishtes “Vangjush Mio”.
Mitropoliti i Korçës Joan Pelushi u ka kërkuar besimtarëve të kujtojë përherë veprën e madhe të Jezus Krishtit.
Kryqin e ka kapur Ronaldo Kovaçi, 24 vjeçar i cili e ka kapur edhe njëherë tjetër më parë. Ky rit është simbolik duke kujtuar pagëzimin e Jezus Krishtit në lumin Jordan.
Besimtarët ortodoksë në Gjirokastër kanë zhvilluar ritet religjoze të Ditës së Ujit të Bekuar. Mesha e mëngjesit u zhvillua në kishën-katedrale “Ngjallja e Krishtit” dhe u drejtua nga at Joani. Në këtë meshë kanë marrë pjesë besimtarë të shumtë. Në vazhdim të ceremonive religjoze pjesëmarrësit i janë drejtuar vendit të quajtur Ura e Lumit në hyrje të qytetit të gurtë ku kryqi është hedhur në ujërat e lumit Drino. Ai është nxjerrë nga uji nga besimtari 13 vjeçar Moisi Mërkuri.
“Kjo e Kremte e Madhe le të jetë një datë stacion në jetën tonë pasi këtu nis shpëtimi i çdo njeriu. Gëzuar, vit të mbarë dhe të bekuar për të gjithë”-tha ai.
Më pas ritet religjoze të Ditës së Ujit të Bekuar kanë vazhduar në shtëpitë dhe familjet e besimtarëve.
Dita e ujit të bekuar është kremtuar edhe në Vlorë nëpërmjet ceremonisë tradicionale të hedhjes së kryqit në det .
Kryqin e hedhur në det e kapi Albert Bollano nga Vlora.
Bollano ja dedikon këtë nënës së tij.
Dhjetra besimtare ndoqën nga afër ceremoninë e ujit të bekuar e cila u drejtua nga at Kostandin Prifti, i cili uroj të gjithë besimtarët ortodoksë.
Edhe në qytetin e Fierit besimtarët Orthodhokse kanë festuar ditën e ujit të bekuar. Me këtë rast Kisha e Shen Gjergjit e këtij qyteti ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni ka nisur me meshën në Kishë dhe me pas vargu i gjatë i besimtarëve i janë drejtuar shatervanit në sheshin Europa, ku si për çdo vit tjetër ndiqet hedhja e kryqit në ujë. Në praninë edhe të qindra besimtareve ortodokse si dhe te qytetareve të tjerë është ndjekur edhe momenti i hedhjes së kryqit.
Ka qene 30 vjeçari Dhimiter Kapaj ai që ka nxjerrë kryqin nga uji. Ai i ka dorëzuar kryqin metropolititit At Nikolla I cili edhe e ka bekuar.
Ky rit fetar i besimit ortodoks është shënuar shënuar si dita e Shën Trinise kur Krishti pasi mbushi 33 vjet u pagëua në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagezori.
Esi Papajorgji është 31-vjeçari, i cili sfidoi ujin e ftohtë të këtij fillim janari dhe kapi kryqin gjatë ceremonisë së zhvilluar në portin e Durrësit.
Dita e Ujit të Bekuar ka mbledhur me qindra besimtarë ortodoksë në Katedralen e apostul Pavlit dhe shën Astit, të cilët ndoqën meshën e mbajtur me rastin e kësaj dite të veçantë.
Shumë besimtarë, pasi ndoqën meshën, mbushën shishe me ujin e bekuar, i cili do të qëndrojë për një vit në shtëpitë e tyre.
Të shoqëruar nga tingujt e bandës së qytetit, karvani i besimtarëve u nis drejt portit, ku u krye rituali i përvitshëm i ditës së ujit të bekuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vrau e groposi 31-vjeçarin, arrestohet në Itali Agron Tufa
- Cilët autorë preferojnë shqiptarët? Hasani: Ja kush kanë më shumë sukses në panaire
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta