Me shenja dhune në fytyrë e trup, video e shqiptarëve që u sulmuan në Malin e Zi

6 Janar 2024 | 20:32

Emisioni Review në Euronews Albania paraqiti pamjet ekskluzive të të rinjve shqiptarë, të cilët u sulmuan fizikisht nga persona të paidentifikuar brenda territorit të Malit të Zi.

Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, ishin nisur për në Gjermani, vend ku punonin dhe jetonin me dokumente të rregullta.

Ata mbritën në Kotor përmes tragetit dhe në momentin që u larguan me makinë janë ndaluar nga 8 persona me uniforma ushtarake.

Personat ende të paidentifikuar, pa asnjë arsye i kanë nxjerrë nga makina dhe i kanë qëlluar barbarisht me shkelma e grushte.

Siç shihet dhe nga pamjet e filmuara nga vetë të rinjtë në ambientet e spitalit ata shihen të gjakosur dhe me shenja dhune në fytyrë dhe në trup.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, Ministria e Brendshme ka njoftuar se ka ministri Balla ka marrë kontakt me ministra të Qeverise së Malit te Zi dhe ka kërkuar informacion lidhur me këtë ngjarje të ndodhur Herceg Novi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari

Pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë, ku humbi jetën 15-vjeçari A.P pasi u fut për t’u larë në pishinë, këtë të enjte...
09:10 | 11/06/2026

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi e cila është në pritje të një fëmije, morën pjesë në marshimin e zhvilluar në Tiranë. Fotot...
22:47 | 10/06/2026

“Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë

Gazetari Roland Qafoku tregoi në emisionin Now ne Euronews Albania, përvojën personale nga atmosfera e protestës që po zhvillohet për të 11-ën ditë me radhë...
22:41 | 10/06/2026