Kandidatja e LSI-së Brisida Shehaj: Shqipëria ka nevojë për ndryshim sistemi

15 Mars 2021 | 15:35

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brisida Shehaj, thotë se vijon takimet me qytetarët pavarësisht se renditet e 36-a në qarkun e Tiranës.

Ajo tha për Euronews Albania se personalisht ka kërkuar të jetë e fundit në listë për vetë fatin se ka qenë mbështetëse e listave të hapura.

Sipas saj, në parlament duhet të jenë ata persona, të cilët e meritojnë dhe i përfaqësojnë më mirë qytetarët.

“Ku ka më bukur, sepse ishte një vendim personal. Unë kam ngritur zërin për lista të hapura dhe do ishte hipokrizi e madhe që unë të isha në lista të sigurta. Ishte vendim personal. Nëse unë marr besimin do qëndroj në parlament, në të kundërt nuk ka pse”, tha ajo.

Kandidatja e LSI-së thotë se Shqipëria ka nevojë jo thjesht për rotacion politik, por për ndryshim sistemi.

“Kjo është votë qarku. Ne jemi ekip dhe në finale nuk po bëjmë fushatë për votën personale sa po bëjmë fushatë për ndryshim. Unë nuk jam për rotacion, por për ndryshim sistemi. Mendoj se Shqipëria sot është në një sistem të kalbur. Duhet një ndrysim thelbësor sistemi”, theksoi ajo.

Përballë gazetares Loneta Progni, znj. Shehaj komentoi edhe retorikën e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili paralajmëroi se do jetë në mbrojtje të Kushtetutës dhe rendit pluralist.

“Në fakt nuk dua t’i komentoj deklarata e presidentit Meta si pjesë e fushatës pasi nuk kanë lidhje me fushatën, por shoh presidentin se ka marrë një rol për të mbrojtur pluralizmin në këtë vend, sepse ne nuk jemi parti-shtet, por jemi shtet pluralist, ku të gjithë partitë kanë të drejtat e tyre. Ata janë kryekëput në faj dhe për mua SPAK duhet të kishte reaguar. Ne jemi të bindur në fitoren e 25 prillit dhe sigurisht pas 25 prillit do ketë ndryshime edhe në drejtësi”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026