‘Spanja patjetër do e respektonte njohjen e pasaportave’, Abazi: Kurti po manipulon

8 Janar 2024 | 12:14

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi tha se nuk është për t’u habitur fakti që Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës pasi në momentin që bëhet liberalizimi i vizave çdo shtet i BE duhet ta respektoj si vendim.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se do ishte gjë e madhe sikur Spanja të njihte Kosovën.

Mes tjerash ai pati kritika dhe për kryeministrin Albin Kurti duke theksuar se ky i fundit po bën deklarata manipuluese.

“Qëndrimi i Spanjës ndryshon në momentin që Kosova përfshihet në të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen gjë të cilën duhet patjetër ta respektojë dhe Spanja. Është e çuditshme që një gjë kaq teknike. Sigurisht do ishte  gjë e madhe sikur Spanja të levizte drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kemi të bëjmë me një sfidë të jashtëzakonshme përsa i përket njohjes së vërtetë të pavarësisë së Kososvës. Kjo është në retorikën që kryeministroi Kurti në pamundësi dhe në mungesë të plotë të rezultateve, sikur merr çështjen nga bishti, i bën çështje prioritare, më shumë për manipulim të diskursit publik se sa përmbatjes që bën në vete një gjë e tillë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026