Kanosi me një armë lodër 40-vjeçarin, arrestohet i riu me precedentë penal
Policia e Cërrikut ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili dy ditë më parë kanosi një 40-vjeçar, me një send të ngjashëm me armën e zjarrit.
33-vjeçari i arrestuar, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, kanosin 40-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur në automjetin e 33-vjeçarit, sendin që dyshohet se ka përdorur ky shtetas, për kanosjen.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas kallëzimit të një 40-vjeçari se ishte kanosur nga një shtetas, kanë organizuar punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Si rezultat u bë kapja në lagjen nr 3, Cërrik, dhe arrestimi i shtetasit E. B., 33 vjeç, banues në Cërrik.
Ky shtetas u shpall në kërkim pasi nga veprimet hetimore të kryera pas kallëzimit të 40-vjeçarit, rezultoi se më datë 06.01.2024, në fshatin Shalës, e kishte kanosur këtë shtetas, për motive të dobëta, me një send të ngjashëm me armën e zjarrit.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sendin e ngjashëm me pistoletë, që dyshohet se është sendi i përdorur nga shtetasi E. B., për kanosjen”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve