Deputetja e PD: Pse Edi Rama bashkoi ministrinë e Ekonomisë me të Kulturës
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për të shkrirë ministrinë e kulturës në një ministri të re, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të drejtohet nga Blendi Gonxhja.
Me anë të një statusi në Facebook, Zhupa është treguar e ashpër kundrejt ministres së Kulturës Elva Margariti duke thënë se me heqjen nga posti asaj si mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojë edhe disa ditë në bordin e koncesionit të Butrintit sa të dali vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese dhe turpin ta lajnë me heqjen e saj.
Zhupa shton gjithashtu se ky vendim shpreh qartësisht se Shqipëria po trajtohet si një plaçkë, ku as kultura nuk shpëton.
“Bashkimi i kulturës me ekonominë, zyrtarizmi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune.
Shqipëria e trajtuar si plaçkë, ku nuk shpëton as kultura, shprehet qartësisht me këtë vendim.
Udhë të mbarë Elva Margariti, nuk do na mungosh fare, të përdorën si vrasëse të kulturës dhe të hodhën poshtë duke të shkrirë edhe ministrinë. Je kurbani i radhës.
Tani vazhdo edhe ca ditë në bordin e koncesionit të Butrintit sa të dali vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese dhe turpin ta lajnë me heqjen tënde.
Do votoj me të dyja duart që të ikësh ti nga kultura.
Gonxhja i Ramës do jetë edhe më keq se Margariti jam e bindur por përballë do na ketë hap pas hapi”,-shkruan Ina Zhupa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta