Avionë luftarakë të SHBA në Bosnjë, stërvitje ajrore pas deklaratave për ndarje
Flota ajrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kryejë stërvitje ushtarake në Bosnje. Manovrat ushtarake kryen pas shtimit të zërave për ndarje dhe mos njohjes së marrëveshjes së Dejtonit.
Ushtria amerikane ka nisur një stërvitje ajrore në Bosnjë Hercegovinë. Dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara do të kryejnë manovra mbi qytetet Tuzla dhe Brçko.
Ambasada e SHBA njoftoi se stërvitja ajrore “tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës në vazhdën e aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejon”.
Ambasada amerikane thekson se stërvitje të tilla zhvillohen rregullisht me aleatët në rajon me qëllim trajnimin dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë.
Stërvitja zhvillohet më 9 janar, kur serbët Republikës Serbka kanë paralajmëruar organizmin e një feste që flet për bashkimin tyre me Serbinë. Kjo festë është shpallur antikushtetuese nga Gjykata e Bosnjës.
Kreu i republikës serbska Millorad Dodik ka folur shpesh për ndarje nga Bosnja dhe mos njohje të marrëveshjes së Dejtonit.
Në deklaratën e ambasadës SHBA thekson se Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk parashikon të drejtën e shkëputjes dhe se do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu