Varret e panjohura në Serbi, qindra emigrantë kanë humbur jetën në kufrin me Bosnjën

8 Dhjetor 2023 | 17:44

Numri më i madh i emigrantëve në rrugën ballkanike humb jetën në lumenj. Drina, mes Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, është e shpejtë dhe vdekjeprurëse. Këtu afër qytetit të Loznicës në anën serbe të kufirit, e rrethuar me pyje të dendur, Drina është një pengesë për emigrantët që synojnë të kalojnë për në një jetë tjetër.

“Problemi është se ne në fakt nuk e dimë se kush është duke u varrosur. Të gjitha ato varre janë shënuar si persona të panjohur dhe është shënuar vetëm viti i vdekjes. Pra, shumë shpesh nuk e dimë se kush është duke u varrosur”, tha Milica Shvabiq, avokate e OJQ-së “Clickaktiv”.

Sa emigrantë janë mbytur në Drina – nuk dihet. Ashtu siç nuk dihet as sa prej kanë vdekur në Serbi, por edhe në të gjithë Ballkanin. Institucionet nuk mbajnë shkresa zyrtare. Në varrezat e Loznicës, janë 12 varre identike. I vetmi burim informacioni është baza e të dhënave online 4D e krijuar nga aktivistët.

“Ata flenë atje, shkojnë në dyqan në mëngjes, blejnë cigare, kthehen pasdite”, tha Loznica Bujq.

“A po përpiqen të kalojnë Drinën me not?”- pyeti reporteri.

“Mund ta imagjinoj sa njerëz vdesin dhe askush nuk di për ta. E kam fjalën për dimrin, kur kalojnë ato lumenj të fuqishëm. Ne do t’i gjejmë ato trupa në pyjet përreth kufijve dhjetë vjet më vonë”, tha Vojin Ivkov, regjisor i një dokumentari.

400 vdekje të emigrantëve janë regjistruar që nga viti 2015 në “rrugën ballkanike”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026