Zgjerohet harta e acarit, vendet nordike ende të ‘paralizuara’, probleme në Moldavi
Dëbora dhe i ftohti ekstrem në Evropë vazhdojnë t’u komplikojnë jetën mijëra qytetarëve në kontinent, si në veri edhe në jug.
Suedia regjistroi temperatura deri në minus 43.6 gradë Celsius, më e ulëta që prej 1999-s. Ndërsa në Danimarkë, ato ranë në minus 20 gradë, duke shkaktuar probleme me trafikun rrugor.
Mëngjesin e së hënës, kompanitë e asistencës së automjeteve morën mbi 2 mijë kërkesa për ndihmë nga drejtuesit e mjeteve.
Po të hënën, dëbora dhe temperaturat nën zero shkaktuan probleme edhe në Moldavi, duke detyruar autoritetet në kryeqytetin Shisinau të mbyllin shkollat dhe të pezullojnë transportin publik.
Gjithashtu, policia ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të përdorin zinxhirë teksa kalojnë në rrugët me ngrica.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania