I ftohti polar “mbërthen” Shqipërinë, priten temperatura deri në -6 gradë

8 Janar 2024 | 16:35

Një masë e ftohtë polare do të pushtojë Shqipërinë duke nisur nga dita e hënë.

Temperaturat pritet të shkojnë në minus disa gradë, jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera të vendit.

“Peshkopi, Bajram Curri, Erseka, Kukësi, Korça dhe këto që do të shënojnë nga -5, -6, -7… është situatë e paqëndrueshme, do të kemi lagështirë dhe do të ndihet ftohtë në Tiranë edhe pse 1 gradë, do ndihet ftohtë për shkak të lagështirës”, thotë meteorologia Lajda Porja.

E mërkura do të jetë dita më e ftohtë e javës, ndërkohë që era edhe pse jo e fortë, do të ndikojë në temperatura.

“I ftohti do ndihet që sot në mbrëmje…dhe nga e marta deri në fundjave ne presim të kemi temperatura të ulëta. Dita më e ftohtë është e mërkura, do të shënojë -6, -7 gradë në disa qytete”, shprehet meteorologia.

Fundjava do ketë po të njëjtat temperatura, sidomos në zonat turistike, reshjet e dëborës nuk do të mungojnë.

“Presim temperatura më të ulëta në zona të thella, pra në fshatra, qoftë në verilindje apo dhe në zonat juglindore. Reshjet e dëborës në fundjavë do të jenë prezente në gjithë zonën malore”, thotë Porja.

Kjo masë polare e të ftohtit do të qëndrojë deri në datën 15 janar, për t’u rikthyer më pas temperaturat e larta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026