Moti i keq shkakton probleme në juglindje, dhjetëra familje pa energji elektrike
Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë bërë që në disa fshatra në juglindje të vendit të mungojë energjia elektrike.
Nga ana e OSSHE bëhet me dije se 150 familje të fshatrave të njësise administrative Lekas në bashkinë e Korçës janë pa energji.
Me mungesë elektriciteti janë edhe 169 familje në 5 fshatra të njësisë administrative Dardhas në Bashkinë e Pogradecit.
170 familje janë pa energji elektrike dhe në fshatra të bashkisë së Kolonjës që furnizohen nga fidri 2 i nënstacionit të Ersekës.
Pa energji elektrike janë tre fshatra në Moglicë të bashkisë së Maliqit ndërkohë që probleme me furnizimin me energji ka patur dhe në fshatra të njësisë administrative Vithkuq dhe Bulgarec të bashkisë së Korçës.
E rëndë paraqitet situata në akset e rrugëve të zonave të thella malore aty ku ndërmarrjet e shërbimeve të bashkive janë duke punuar për normalizimin e situatës.
Policia u bën apel shoferëve në këto zona që të kenë mjetet e tyre të pajisura me zinxhirë.
Të gjitha rrugët nacionale duke përfshirë dhe ato të fshatrave turistike Dardhë, Voskopojë e Vithkuq janë të kalueshme pa probleme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë