PSG reagon pas akuzave për përfshirje në “Topin e artë”, Khelaifi: Hetim blof

8 Janar 2024 | 17:54

PSG ka lobuarMessi të fitonte topin e artë në vitin 2021, këto ishin akuzat ndaj klubit francez, për të cilët tanimë ka nisur një hetim. Presidenti Al Khelaifi ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë skandal, duke pohuar se skuadra e tij nuk ka gisht.

Më tej ai e ka cilësuar atë një hetim blof. Në një kohë kur parisienët distancohen nga diçka e tillë, autoritetet po vijojnë hetimet.

Këta të fundit kanë dyshimet se në vitin 2021, kampionët e Francës kanë lobuar që argjentinasi të fitonte topin e artë. Ata kanë dërguar dhurata të ndryshme, mes tyre dhe vlera monetare drejt Pascal Ferre, shef i France Football, e jo vetëm, por edhe ndaj organizatorëve të tjerë, mes tyre dhe bileta për të parë ndeshjet e skuadrës në kompeticione të ndryshme.

Lionel Messi arriti të fitonte topin e artë po në vitin 2021, ndërsa ishte në një garë të fortë me polakun Lewandowski, por argjentinasi arriti të grumbullonte 33 vota më tepër.

Kujtojmë se kampioni i botës e ka fituar trofeun në fjalë plot 8 herë, duke nisur nga viti 2009, gjë të cilën e bëri për 4 vite radhazi. Akuza në ndarjen e trofeut për më të mirin ka pasur shpesh në botën e futbollit, por asnjëherë si në rastin e PSG, deri në nisjen e një hetimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026