Prodhimi dhe shitjet ranë 16.6%, INSTAT: Bizneset e këpucëve më të prekurat
Industria prodhuese vijon të jetë në krizë shkak të vështirësive të shumta të cilat konkretizohen nga rënia e volumit të prodhimit dhe të shitjeve.
Të dhënat dëshmohen nga shifrat e INSTAT, të cilat tregojnë se krahasimisht me tre mujorin e vitit 2022, indeksi i shitjeve totale ra 16.6% në tre mujorin e tretë të 2023-shit.
Cikli i krizës i shkaktuar nga ekuilibri i disfavorshëm i euros kundrejt lekut, i cili me rënien e tij shkaktoi një dekurajim të prodhimit dhe eksportit, ka nisur një trend negativ për industritë e vendit, të cilat janë përballur me kosto më të larta dhe fitime tepër të ulëta.
Rënia më e madhe ishte për industrinë e përpunimit të lëkurës dhe të këpucëve, e cila nga tremujori i 2022 e deri në tre mujorin e 2023, indeksi i shitjeve neto ra me 27%.
Përveç ndikimit negativ të kursit, sektori u dëmtua dhe nga një rënie e kërkesës së tregut italian për manifakturën shqiptare.
Gjithashtu, edhe industria nxjerrëse ka pësuar rënie, ku nga 130 shitje në tre mujorin e 2022, në 2023 sektori gjeneroi një indeks shitje neto vetëm 90.6, duke rënë me 30%. Shitjet neto nga prodhimi i letrës dhe produkteve të tjera derivate gjithashtu zbritën me 17%, të ndjekura nga produktet e përpunimit të drurit, të cilat u shitën 10% më pak.
Produktet elektrike dhe industria e metalurgjisë shënoi gjithashtu 5.9% më pak shitje neto. Nga ana tjetër industria e transportit ajror, agjencitë e udhëtimit, hotelet dhe shërbimet e bareve restoranteve kanë shënuar rritje të shitjeve neto për periudhat referuese, të nxitura dhe nga turizmi i shtuar i huaj i vitit që lamë pas, ku të gjitha këto u rritën respektivisht me 31, 16 dhe 12 për qind.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta