Bie prodhimi, rritet çmimi/ Vaji i ullirit në Vlorë, 50% më shtrenjtë

20 Dhjetor 2023 | 17:10

Qarku i Vlorës njihet për numrin e lartë të pemëve të ullirit të mbjella në territor, nga ato më shekulloret e deri tek filizat e rinj që vijonë të mbillen nga fermerët. Por ky sezon për ullirin dhe nënproduktin e tij ka qenë i vakët pasi prodhimtaria ka qenë e ulët.

Ky fakt pohohet edhe nga drejtuesit e sektorit të bujqësisë në Bashkinë e Vlorës.

“Është një kulturë me tradita ka dhe ullinjë shekullorë që do të thot Shqipëria e ka traditë këtë sektor, ullirin si pemë por edhe përdorimin e vajit të ullirit. Vlora rreth 60-70 % të kontributit të saj në zhvillimin ekonomik e ka bujqësi dhe në këtë përqindje ka shumë të lartë ullirin. Është ajo më te cilën fermeri ynë, fshatari ynë merret çdo ditë dhe merr të ardhura”, tha drejtuesja e sektorit të bujqësisë në Bashkinë e Vlorës, Aulona Veizi.

Sasia e ullirit të prodhuar zakonisht mblidhet në fabrikat e përpunimit. Një ndër to është në fshatin Skrofotinë, ku fermerë të shumtë, pas vjeljes së ullirit e depozitojnë në këtë fabrika nga e cila marrin vajin. Administrator I kësaj fabrike vë ne dukje se këtë sezon, prodhimi I pakët I ullirit ka ndikuar në rritjen e çmimit të litrit të vajit. Sivjet një litër vaj është rritur me 50%.

“Vjet ka qenë 6 mijë lekë për një litër vaj sivjet është 8 9 mijë lekë për një litër vaj. Në fund të fundit ai ka një kosto, kostot rriten kur ka pak prodhim”, tha administratori i fabrikës së vajit, Vesat Musa.

Shkak për prodhimin e ulët është faktori klimë, ku paqëndrueshmëria e motit ka bërë që të bjerë rendimneti I prodhimit. Një tjetër problem për fermerët është edhe mungësa e fuqisë punëtore.

“Faktori kryesor është ngrohja globale, temperaturat e larta të zgjatura gjatë këtij viti, e dyta ështe mungesa e shërbimeve, nuk ka fuqi punëtore për të bërë edhe spërkatjen edhe punimet dhe trajtimin e plehrave organike, fuqia blerëse është e vogël. Ministria e Bujqësisë duhet të ketë një mbështetje më të fuqishme për të mos e lënë këtë pasuri kombëtare që është e vetmja qe kemi”, tha Musa.

Ekonomia e shumë prej fshatrave të Vlorës varet nga ky proces, ndërkohë që 79% e gjithë sipërfaqes së tokës bujqësore në të gjithë qarkun është e mbjellë me ullinj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026