Vaji i ullirit, si renditet Shqipëria në prodhimin global

9 Dhjetor 2023 | 20:03

Eksportuesit më të mëdhenj të vajit të ullirit gjatë vitit të kaluar ishin Spanja, Italia, Portugalia, dhe Greqia. Këto shtete, së bashku kontribuuan në 89% të vëllimit të shitjeve botërore. (grafik) Shqipëria, nga ana tjetër është liderja e prodhimit në Ballkanin Perëndimor, dhe prodhimi i saj qëndron në 0.6-1% të prodhimit të ullirit të Bashkimit Europian.

Me këta tregues, një analizë e viteve të fundit, tregon se pemishtet për fermer kanë një madhësi mesatare 0.3 hektarë, disa herë më të ulët se Greqia, ku sipërfaqja mesatare arrin në 1.6 hektarë. Ky fragmentim i tokës, nuk e ndihmon skemën e eksporteve, dhe për këtë sugjerohet që prodhuesit të bashkojnë ngastrat dhe të ngrenë pika rafinimi.

“Unë mendoj se qeveria duhet të ndërhyjë duke krijuar shoqata e kooperativa, për t’u bërë ndërmjetës në tregtimin e vajit të ullirit. Rëndom sot shikojmë nëpër fshatrat e Myzeqesë e Vlorës, që ka tregtarë italianë, të cilët vijnë e blejnë vajin me lekë në dorë, me bidonë plastikë në treg informal. Ne, duke qenë ekonomi e dobët na intereson, sepse e shesim vajin që në momentin e parë, por në afatgjatë është në dëm të fermerëve dhe prodhuesve që merren me ullirin”, thotë Marin Suli, prodhues i vajit të ullirit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026