Shqipëria e bekuar me vajin e ullirit
Harta e Shqipërisë mund të ndahet në dy pjesë, nëse shenjojmë në të tokat ku rritet ullinj dhe ku jo. Në 12 milionë pemët që rriten në krahun perëndimor, fermerët kultivojnë një sërë varietetesh autoktone dhe të tjerë të futur nga Italia. “Kalinjoti”, “Krypi i Beratit”, “Bardhi i Tiranës”, “Krypsi i Elbasanit”, “Mixani” dhe “Himara”, zënë dhe 85% të prodhimit në vend. “Kalinjoti”, mbulon rreth 40% të plantacioneve totale për përdorimin e vajit dhe tryezës ndërsa “Kokërrmadhi i Beratit”, përfaqëson afërsisht 20% të ullinjve të tryezës.
“Duke menduar që ne kemi konsum nën mesataren europiane, 5 litra për frymë, ndërkohë që Greqia është 13 litra për frymë, na çon në një analizë që ne duhet të rrisim vajin e ullirit. Pastaj, ajo që duhet të themi është që ullirin e kemi në dy kategori. Ullirin e tavolinës dhe ullirin që bëhet vaj. Ajo që ndodh në Shqipëri është se kemi importuar për vite të tëra dhe vazhdojmë të importojmë ullinj për konsum tavoline”, thotë Ilir Pilku, ekspert i bujqësisë.
Rreth 120 mijë familje fermere kultivojnë dhe jetojnë me ullirin. Në raport kombëtar, konsumi vjetor arrin në10 kg ullinj tavoline për frymë, ndërsa sigurohet 3.5 litra vaj për banor. Duke llogaritur importet, konsumi i vajit të ullirit është rreth 5 litra/banorë. Kjo sasi është e ulët në krahasim me vendet e tjera prodhuese të vajit të ullirit si Italia me 16 litra/banor apo Greqia 21 me litra/banor.
“Prodhimi i vajit të ullirit është rritur, si pasojë e ndërgjegjësimit të njerëzve për të punuar tokën dhe si pasojë e qeverive, në këto 30 vite, që janë fokusuar për ta incentivuar mbjelljen dhe prodhimin e ullinjve. Sigurisht që vaji i ullirit është produkt që konsumohet shumë, ndërkohë që është rritur kërkesa për eksport, sepse të gjitha vendet që konsiderohen prodhues të mëdhenj kanë rënie prodhimi dhe kërkojnë tregje të reja. Një nga tregjet e rinj, prej disa vitesh tashmë është dhe Shqipëria”, shprehet Marin Suli, prodhues i vajit të ullirit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë