Ndahet nga jeta Franz Beckenbauer/ Rama mesazh ngushëllimi: Legjendë e sportit

8 Janar 2024 | 18:45

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij të Facebook një postim ku shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Franz Beckenbauer.

Rama e cilëson futbollistin si një legjendë të gjallë të sportit, ndërsa shprehet se me ikjen e tij, ka ikur edhe një copë e bukur e fëmijërisë.

“Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër kupe të botës.

Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit”, shkruan Rama.

Ish-futbollisti i njohur gjerman Franz Beckenbauer është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, ka konfirmuar familja e tij.

Beckenbauer gëzoi një karrierë të gjatë në futboll edhe si lojtar, edhe si menaxher pasi kaloi në sistemin e të rinjve të Bayern Mynih në vitin 1964. Ai luajti për ekipin bavarez, në qytetin ku lindi, për 13 vjet duke fituar trofe të panumërt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026