Gazetari jep detaje: Xhamal Loka do arratisej pasi gruaja piu fotoksinë në Durrës
Gazetari Eni Ferhati tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se prokuroria ka dyshime se Xhemal Loka do të arratisej.
Duke dhënë detaje për ngjarjen e rëndë ku Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, gazetari Ferhati tha se në momentin që bashkëshorti i saj u shoqërua në polici ai kishte shumë të mëdha parash, gjë që i kanë shtyrë prokurorët të dyshojnë se ai ka dashur të arratiset për t’ju shmangur hetimeve lidhur me rastin.
“Sipas prokurorisë ka dyshime të arsyeshme se Xhemal Loka do të arratisej, para se të arrestohej pas ngjarjes, pasi ditën që u shoqërua atij ju gjetën me vete një sasi parash prej 2800 eurosh dhe 27 mijë lekë.
Sipas prokurorisë disponimi i kësaj shume marrë në kontekstin e ngjarjes së ndodhur ka shtuar dyshimet se ky person po përgatitej të largohej jashtë vendit, për t’ju fshehur procesit hetimor lidhur me këtë ngjarje”,-tha Eni Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta