Abuzoi me 12-vjeçaren, lihet në burg i riu në Pogradec. Mohon akuzat: E kam motër
“Nuk bëra seks me 12 vjeçaren, e kam motër” – kështu deklaroi në gjykatë Kledi Tirollari, 29-vjeçari nga fshati Vërdovë i Pogradecit, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e njerkës së tij 12-vjeçare.
Pavarësisht deklaratave mohuese për abuzim seksual nga 29-vjeçari, gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Edhe avokati i 29-vjeçarit kërkoi nga gjykata lirimin e klientit, pasi nuk ka ende një ekspertizë që provon kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
“Nuk ka pranuar autorësinë, pretendon se vajza e mitur ka jetuar në shtëpinë e tij, bashkë me nënën që ishte në lidhje martesore me babain e tij.
Deri në këto momente s’është kryer akti i ekspertimit mjeko ligjor ndaj të miturës. Kemi kërkuar të mos caktohej asnjë masë sigurimi personal sepse nuk provohet.
Jemi para deklarimeve të nënës së të miturës, nuk ka asnjë provë konkrete. Rasti është denoncuar 2-3 ditë më parë, ka patur problematikë me të atin e të ndaluarit, pas kësaj është bërë edhe kallëzimi në polici”, deklaroi avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni