Vajza 12-vjeçe u lidh me 29-vjeçarin, flet e ëma: Kishin 3-vjet që flinin në 1 dhomë

8 Janar 2024 | 16:01

Mirela Bosi, nëna e 12 vjeçares e cila denoncoi djalin e bashkëjetuesit për abuzim seksual ndaj vajzës të saj të mitur, ka dhënë këtë të enjte një deklaratë për mediat.

Ajo tha se prej 3 vitesh vajza e saj e mitur dhe djali i bashkëjetuesit të saj flinin në të njëjtën dhomë.

Nëna e 12-vjeçares shtoi se e ka kuptuar dy muaj më parë që vajza e mitur abuzohej nga 29-vjeçari, pasi i kishte dëgjuar mbrapa derës, por nuk kishte denoncuar pasi kishte frikë nga bashkëjetuesi i saj.

“Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rinte e mbyllur. E zbulova nga telefoni.  Ai e pranoi ndërsa psikologia më tha sot që ata duhen të dy. Vajza më thotë e kam si vëlla por mendoj se bëjnë lojë me mua.

Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë.  Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij.  Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda.Vajza nuk ju është nënshtruar kontrolleve mjekësore deri tani.

Nuk më tregon vajza asgjë.  Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën.  E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte.  Ajo është fëmijë”,-tha nëna e 12-vjeçares.

Kujtojmë se 29-vjeçari nga Vërdova i Pogradecit u arrestua nga policia dy ditë më parë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026