“Mirdita në fotografi”, çelet në Tiranë ekspozita kushtuar traditave të zonës

9 Janar 2024 | 17:04

U çel në “Europe House”, në Tiranë, ekspozita “Mirdita në Fotografi” e cila përmban punime në mediumin e fotografisë së dokumentuar të artistes dhe fotografes Nadia Abazi, si dhe fotografi të kullave të zonës së Mirditës të realizuara nga dashamirës të trashëgimisë.

Një hapësirë e veçantë ekspozitive i është kushtuar vendit të kujtesës kolektive të burg-kampit të Spaçit me video-instalacionin e titulluar “Saharaja” të artistes ndërdisiplinore vizuale, Abi Shehu.

Gjithashtu, u ekspozuan punime artizanale tradicionale të artizaneve të Mirditës, mes te cilave, artizanet veçojnë xhupin i cili përmban simbole 2000-vjeçare, si dhe çiftelia dhe sharkia të krijuara nga Gëzim Përshqefa, mjeshtër i prodhimit të këtyre instrumenteve muzikore tradicionale.

U prezantuan po ashtu tre itinerare digjitale të përgatitur nga eksperti i guidave Lytfi Alliu, të përshtatura në harta grafike nga “Trivet”.

Pjesëmarrësit u ftuan të degustojnë gastronominë tradicionale mirditore, mes te cilave byreku me arra dhe lëngu i shegës.

“Mirdita në Fotografi”, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 15 janar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026