Parisi përjetëson David Bowie, një rrugë në kryeqytetin francez merr emrin e tij

9 Janar 2024 | 20:40

Parisi po përjetëson ikonën e ndjerë të muzikës britanike, David Bowie, duke i emëruar një rrugë me emrin e tij në juglindje të qytetit francez në ditën që do të ishte ditëlindja e tij e 77-të më 8 janar.

Inaugurimi i së hënës i rrugës “David-Bowie” u njoftua për herë të parë në vitin 2020 nga Jérôme Coumet , kryetari i distriktit te 13-të. Bowie vdiq nga kanceri në vitin 2016.

“Ai e donte Parisin, i pëlqente shumë ky qytet dhe vinte rregullisht dhe performonte rregullisht këtu. Është vendi i parë jashtë botës anglishtfolëse ku ai dha një koncert…Mësova se ishim të parët në botë dhe jam i lumtur”, thotë Jérôme Coumet, kryebashkiak i Parisit.

“Nuk mund ta dije kurrë me Davidin. Nuk mund të parashikosh kurrë se çfarë do të donte dhe çfarë jo.

Unë mendoj se ai do të kishte pëlqyer këtë. Pse jo? Mendoj se është një nder”, shprehet George Underwood, shoku i fëmijërisë së David Bowie.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026