Mediu flet për “Gërdecin”: Nuk e kam shkelur autoritetin e Forcave të Armatosura
Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu ishte këtë të mërkurë në GJKKO ku u mbajt seanca e radhës për të në lidhje me çështjen e “Gërdecit”.
Mediu tha në një deklaratë për mediat pas mbajtjes së seancës, se nuk e ka shkelur autoritetin e Forcave të armatosura dhe se kurrë nuk ka pasur njohje apo kontakte me kompanitë private të demontimit.
“Çështje që për vite më radhë është hedhur baltë, sot duket se s’ka të bëjë me interesa të ministrit, sepse s’ka pasur njohje dhe asnjë kontakt me kompaninë shqiptare dhe amerikane. Nuk kam shkelur autoritetin e Forcave të Armatosura. I vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendeshin se në Gërdec po shemben godina pa leje.
S’ka asnjë shqetësim tjetër dhe s’ka asnjë diskutim për këtë çështje. Vlerësimi ishte pozitiv. Para se të ndodhte shpërthimi kishte një diskutim në shtab, ku thuhej se Gërdeci ishte investim i mirë. Këtë dokument e keni në fashikujt e prokurorisë”,-tha Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.