30-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ambasadorja Yuri Kim: Kontribuuam me $1.1 miliardë ndihma
Prej vitit 1991, kur u rivendosën marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Uashingtoni ka kontribuuar me 1.1 miliardë dollarë për të ndihmuar Tiranën në reformat demokratike, zhvillimin e sipërmarrjes dhe sigurisë.
Kështu u shpreh ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim gjatë një ekspozite të organizuar me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.
Diplomatja amerikane tha se SHBA pret me kënaqësi ditën kur Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
“Ishte kënaqësi të shikoja ekspozitën e sotme për të parë se si i rivendosëm marrëdhëniet diplomatike, se si rihapëm ambasadën se si e kemi mbështetur njëri-tjetrin në disa çaste të vështira dhe kemi qenë kaq të kënaqur që e mirëpritëm Shqipërinë në NATO dhe presim me kënaqësi ditën kur ju të jeni anëtarë të plotë të BE-së,” – tha ambasadorja Kim
“Gjatë 30-viteve të fundit populli i SHBA i ka ofruar Shqipërisë mbi 1.1 miliardë dollarë ndihma, të cilat i kemi përdorur për të trajtuar sfidat në demokraci, mbrojtje dhe biznes,” – tha ambasadorja.
Diplomatja amerikane tha se angazhimi i përbashkët mes dy vendeve vijon të jetë i kënaqshëm. Ajo vlerësoi udhëheqjen e Shqipërisë gjatë presidencës së OSBE-së, teksa tha pa mëdyshje se edhe vitet e ardhshme bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijoi të jetë i fortë.
Pas ambasadores Kim, mbajti një fjalim përshëndetës edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila vlerësoi jashtëmase kontributin e SHBA-së gjatë 30-viteve të vështira të tranzicionit në Shqipëri.
“E vërteta është që në çdo moment të 30 vjetëve të fundit, SHBA kanë qenë aty për ne, na kanë mbështetur, na kanë ndihmuar dhe kanë luajtur një rol të dorës së parë në transformimin e Shqipërisë, e cila sot, edhe pse me shumë probleme e sfida, ka shumë pak gjëra të përbashkëta me atë vendin që vizitoi James Baker në vitin 1991,” – tha ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin