A ka propozuar Vangjel Tavon për të drejtuar Himarën, ja si përgjigjet Rama
Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë zërat se ka propozuar Vangjel Tavon për drejtimin e Bashkisë së Himarës.
Komentet Rama i bëri në një deklaratë për mediat, gjatë mbledhjes së qeverisë që po mban në Lezhë, për prioritetet e vitit 2024.
Rama tha se këto janë zëra që qarkullojnë në mediat greke dhe nuk kanë dalë nga zyra e tij.
Ai tha se do të presin edhe vendimin e Apelit të GJKKO-së, për të marrë një vendim lidhur me çështjen Beleri dhe drejtimin e Bashkisë së Himarës.
Pjesë nga diskutimi:
Pyetje: Që pas vendimit të GJKKO për çështjen Beleri që ju atribuon përgjegjësi juve për të gjetur një zgjidhje, a i keni propozuar ju Vangjel Tavos për të drejtuar Bashkinë e Himarës dhe nëse jo cili është plani për të gjetur një zgjidhje?
Rama: Vedimi i GJKKO është një vendim pozitiv për arsyet që i kam thënë dhe për një hapsirë që krijon, por nuk është një vendim i formës së prerë, sepse nuk mund të veprojmë ne me një vendim të shkallës së parë dhe Apeli të thotë diçka tjetër.
E dyta të gjitha këto që kanë qarkulluar kanë si burim median greke dhe jo atë shqiptare apo qeverinë timë. Unë nuk komentoj se çfarë më vë mua në gojë media greke, pa dijeninë time. Kjo është një pyetje për kolegët tuaj grekë, në gazeta, portale, televizione, ose pyesni autoritetet greke.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta