Rama ironizon opozitën në Parlament: Sa të ketë flakadanë, do votojmë dhe do ikim
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të mediave lidhur me qasjen që do të ketë qeveria lidhur me situatën që ka krijuar opozita në Parlament për shkak të kërkesës për komisionet hetimore.
Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes informale të qeverisë në Shëngjin, Rama u shpreh se qeveria nuk do të tërhiqet nga ligji për komisionet hetimore i cili si֛ tha është bërë bazuar në modelin gjerman.
Rama theksoi se modelit gjerman i janë hequr komponentë shumë të rëndësishëm, ndaj nuk kanë ndërmend ta negociojnë me “një grup shqiptarësh që kanë humbur modelin dhe janë në kërkim të modelit të tyre”.
Kryeministri e cilësoi luftën fizike të opozitës në Parlament një problem që nuk ka lidhje me popullin me problemet me drejtësinë të një individi që është Sali Berisha.
“Nuk më rezulton që gjatë historisë së tij parlamentarizmi ka kaluar në faza ku është pranuar bashkëjetesa e sporteve fizike dhe me garantimin e të drejtës për të folur. Nëse vazhdohet me grushte dhe ndezje flakadanësh për olimpiadë, ne do votojmë dhe do largohemi, duke shprehur keqardhjen për qytetarët që i kanë votuar ata që janë aty për të na luftuar ne me argumente se lufta fizike aty nuk bëhet për asnjë problem të natyrës konceptuale por për një problem që ju e dini të gjithë, një problem njerëzor, por jo i këtij populli, problemi me drejtësinë e një individi që ka kaluar nga parlamenti në ballkon dhe pret nga parlamenti përplasje si në Romën e vjetër që ata në llozhë nxisnin skllevërit të ndesheshin me luanët”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Vlora është një nga 10-të destinacionet të rezervuara në botë për 2024
- Rama në deklaratë pas mbledhjes me kabinetin: Rrugët që do të ndërtohen në 2024
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit