227 orë në kuzhinë, kuzhinierja ganeze thyen rekordin botëror në gatim

10 Janar 2024 | 16:19

Kuzhinierja ganeze Failatu Abdul-Razak theu rekordin botëror pasi gatoi pa pushim për më shumë se 227 orë.

Para se të fillonte maratonën e gatimit, të cilën ajo e quajti një “detyrë kombëtare”, ajo tha se po e bënte për Ganën.

Njerëzit e brohorisnin teksa dilte nga kuzhina e hotelit, në qytetin Tamale.

Ekipi i saj tha se do të dërgojë prova në Librin e Rekordeve Botërore Guinness për konfirmim zyrtar se ajo ka thyer rekordin.

Politikanët duke përfshirë zëvendëspresidentin Mahamudu Bawumi, shumë personazhe të famshëm dhe madje edhe ushtria ganeze kanë shprehur mbështetjen e tyre për të gjatë gatimit.

Hilda Baci bëri bujë në Nigeri vitin e kaluar kur theu rekordin duke gatuar për njëqind orë, por u tejkalua disa muaj më vonë nga irlandezi Allen Fisher.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026