I ngarkuari me punë i SHBA takon kreun e AMP, zbardhen diskutimet
I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, David Wisner, bashkë me Atasheun për Asistencë në Çështjet e Zbatimit të Ligjit, drejtues i ICITAP për Shqipërinë, Richard Deasy dhe Këshilltaren Ligjore Rezidente të OPDAT, takuan në ambientet e AMP, kreun e ri të këtij institucioni Florian Sulejmani
Ambasadori në detyrë i SHBA, garantoi mbështetjen e palëkundur që ofron ambasada e SHBA për të rritur kapacitetet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në funksion të zbatimit të ligjit.
“Wisner theksoi përkushtimin për forcimin e partneritetit përmes programeve ICITAP dhe OPDAT, me qëllim parandalimin e korrupsionit apo paligjshmërive brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Ky bashkëpunim përfshin trajnime të vazhdueshme dhe cilësore të personelit të Agjencisë, të cilat synojnë të rrisin eficencën e hetimeve proaktive në funksion të goditjes së paligjshmërisë, duke përmbushur kështu edhe pritshmëritë e publikut për një shërbim policor në përputhje me standardet evropiane”, bëhet me dije në një njoftim për mediat të AMP.
Wisner përgëzoi përkushtimin dhe vendosmërinë e Drejtuesit të Agjencisë në përmbushjen e misionit për mbikëqyrje civile, transparente dhe të pavarur, trajtimin e shkeljeve të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Ai siguroi mbështetje të vazhdueshme përmes asistencës teknike dhe profesionale për sektorë të veçantë si hetimi, inspektimi dhe trajtimi i ankesave.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut