“Fluks pacientësh”- Gazetarja: Vetëm 2 mjekë në Urgjencën e Pediatrisë në Tiranë
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, është shprehur se në Pediatrinë e Tiranës janë duke shërbyer aktualisht vetëm dy mjekë, gjë që ka bërë që edhe numri i pacientëve që presin në radhë të jetë i lartë.
Komentet Demushi i bëri në një lidhje direkte me emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se ka deri në 300-400 raste pediatrike në ditë.
Ajo tha gjithashtu se janë kryer rreth 800 testime për Covid 19, ku sipas saj, kanë rezultuar pozitiv rreth 64 pacientë.
“Fluksi i pacientëve është i lartë dhe ata janë në pritje për disa minuta që të kenë një komunikim me mjekët. Ka 300 deri në 400 raste pediatrike. Janë kryer 800 testime për Covid dhe nga të cilat 64 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Me uljen e temperaturave është shoqëruar me rritjen e numrit të fëmijëve që janë të prekur nga virozat e stinës. Ka shumë radhë në pediatri, është edhe për shkak se janë vetëm dy mjek që janë duke shërbyer aktualisht.
E theksoj edhe njëherë që vetëm dy mjek janë duke shërbyer dhe numri i ulët i mjekëve sjell radhë të gjata të pacientëve që presin të marrin shërbime”, tha Demushi.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet