Shqiptarja nga Franca: Këtu nuk flitet fare homoseksualiteti i kryeministrit të ri

11 Janar 2024 | 09:51

Shqiptarja në Francë, Egla Harxhi, është shprehur se homoseksualiteti i kryeministrit të ri të Francës përflitet fare në Francë, ashtu siç atakohet nga mediat në Shqipëri, pasi sipas saj, problem kryesor që kanë francezët është zgjidhja e krizës politike që ka “mbërthyer” vendin.

Komentet Harxhi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se është taktikë e mediave që të kapin elementë që të bëjnë më shumë lajm.

Kujtojmë se kryeministri i ri i emëruar në Francë është nga komuniteti LGBTQI dhe është më i riu në moshë, i zgjedhur në këtë pozicion.

Po ashtu, ai njihet për qëndrimet e tij radikale ndaj besimtarëve myslimanë dhe fesë Islame.

“Mua më erdhi për të qeshur kur krahasova lajmet që dalin këtu me ato që dilnin në Shqipëri. Në Shqipëri lajmet ishin se kryeministri francez ishte i komunitetit LGBTQI. Pastaj ishte mosha, pastaj që ishte anti-islam.

Të gjitha këto epitete që i janë vendosur nga mediat shqiptare, këtu nuk kanë përbërë asnjë lloj sensacioni, pasi problem kryesor që kanë është zgjidhja e krizës politike. Këto të tjerat nuk përbëjnë lajm.

Është taktik e mediave kjo që të kapin atë që bën sensacion, ndërsa këtu në Francë kjo nuk përbën asnjë lloj diskutimi, halli më i madh që kanë është zgjidhja e krizës politike”, tha Harxhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026