Macron zgjedh 34-vjeçarin Gabriel Attal si kryeministrin e ri të Francës
Gabriel Attal është emëruar kryeministri i ardhshëm i Francës, pasi Elisabeth Borne dha dorëheqjen një ditë më parë.
Emmanuel Macron emëroi ministrin 34-vjeçar të Arsimit Gabriel Attal si kryeministrin e tij të ri Këtë martën. Presidenti francez kërkon t’i japë frymë të re mandatit të tij të dytë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.
Lëvizja nuk do të çojë domosdoshmërisht në ndonjë ndryshim të madh politik, por sinjalizon një dëshirë që Macron të përpiqet të lëvizë përtej reformave jopopullore të pensioneve dhe imigracionit të vitit të kaluar dhe të përmirësojë shanset e partisë së tij qendrore në votimin e qershorit në BE.
Në moshën 34-vjeçare, Attal është kryeministri më i ri ndonjëherë në historinë moderne franceze, duke kaluar edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në 1984. Gabriel Attal, aktualisht është ministër i Arsimit. Gjithashtu ai është kryeministri i parë homoseksual.
Attal tashmë do të ketë detyrën të udhëheqë qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor.
“Gabriel Attal është paksa si Macron i vitit 2017”, tha deputeti Patrick Vignal, duke iu referuar pikës në të cilën Presidenti mori për herë të parë detyrën si lideri më i ri në historinë moderne franceze, në atë kohë një figurë popullore mes votuesve.
Vignal, i cili i përket partisë së Rilindjes së Macron dhe u takua për herë të parë me Attal më shumë se dhjetë vjet më parë, shtoi se ministri i arsimit “është i qartë, ai ka autoritet”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera