U ofroi para dhe ushqime qytetarëve për votën, SPAK dërgon për gjykim Gazmend Canajn
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka mbyllur hetimet për Gazmend Canajn dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të tij.
Sipas SPAK, është provuar se Canaj ka blerë vota në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në zonën e kryeqytetit.
Nga hetimet u vërtetua se ai kishte dhënë para dhe ndihma me ushqime për qytetarë të ndryshëm, në këmbim të votës për subjektin që ai përfaqësonte.
NJOFTIMI I SPAK
Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 10.01.2024 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.116/1 viti 2022 në ngarkim të pandehurit:
Gazmend Canaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Nga analiza një e nga një dhe në unitet të provave të administruara gjatë hetimit (përgjimet telefonike dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale) provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se, i pandehuri Gazmend Canaj iu ka ofruar në mënyrë të drejtpërdrejtë personave të ndryshëm përfitime ekonomike që ata të votojnë në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik që Gazmendi mbështeste në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në qarkun e Tiranës, të datës 25 prill 2021.
Rezulton e provuar se i pandehuri Gazmend Canaj iu ka ofruar dhe dhënë ushqime shtetasve G. K. dhe E. G. si dhe ju ka ofruar përfitime të paligjshme shtetasve S. K., R. C. dhe F. R., kundrejt votës së tyre dhe të afërmve të tyre, në favor subjektit politik që Gazmendi mbështeste.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta