Kuvend gjatë fushatës, Konferenca e Kryetarëve miraton edhe 3 seanca para 25 prillit

16 Mars 2021 | 15:28

Punimet e Kuvendit do të vijojnë edhe gjatë fillimit zyrtar të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e ditës së sotme, Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 29 mars-7 maj dhe vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 23 mars, 29 mars dhe 5 prill 2021.

Në kuvend janë depozituar 8 ligje që prekin reformën në drejtësi dhe mbetet për t’u parë nëse ato do të miratohen në këto seanca para zgjedhjeve të 25 prillit.

Rreth dy javë më parë Partia Socialiste depozitoi në Kuvend propozimet e saj për ndryshimin e tetë ligjeve që lidhen me reformën në drejtësi.

Ndryshimet prekin Kodin Penal, ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese, Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe organeve të tjera të drejtësisë.

Projektligjet janë për ndryshimin:

e ligjit nr.7905 datë 21.3.1995 të “Kodit të Procedurës Penale”

e ligjit nr.97/2016 për “Organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”

e ligjit nr.8116 datë 29.3.1996 të “Kodit të Procedurës Civile”

e ligjit nr.7895 datë 27.1.1995 të “Kodit Penal”

e ligjit nr.8577 datë 10.2.2000 për “Organizimin e Gjykatës Kushtetuese”

e ligjit nr.98/2016 për “Organizmin e pushtetit gjyqësor”

e ligjit nr.95/2016 për “Organizimin dhe funksionimin e institucioneve të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”,

e ligjit nr.25/2019 për “Organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026