Vrau kunatin pasi i abuzoi vajzën, policia greke dënon veprimin e shqiptarit

11 Janar 2024 | 10:49

Vetëgjyqësia që 50-vjeçari shqiptar Fatmir Tarellerai kreu në qytetin e Volos në Greqi, duke ekzekutuar kunatin që i përdhunoi të bijin, ka marrë vëmnedje maksimale të mediave në shtetin fqinj.

Veprimi shqiptarit është komentuar dhe nga zëdhënësja e policisë greke, Konstantina Dimoglidou, e cila duke folur për MEGA, dënoi veprimin e 50-vjeçarit.

Ajo theksoi se nuk mund të veprohet vullnetarisht për zgjidhjen e konflikteve, por qytetarët duhet t’i drejtohen autoriteteve.

Sipas saj asnjë qytetar nuk mund ta marrë ligjin në duart e tij, por ka organe kompetente që japin drejtësi.

“Askush nuk duhet ta marrë ligjin në duart e veta, ka polici dhe drejtësi greke, ne jetojmë në një shoqëri të civilizuar. Ai mund t’i drejtohej organeve të policisë dhe të ndiqte procedurën. Nga momenti i dëshmisë të 18-vjeçares, policia do të kryente të gjitha veprimet hetimore për të faktuar pretendimet dhe për të vënë autorin përpara përgjegjësisë”, tha Dimoglidou.

Sipas dëshmisë së 18 vjeçares, 33-vjeçari Erjon Pelivani, vëllai i njerkës së saj, e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve.

Pasi është vënë në dijeni nga e bija Fatmir Tarellari, ka rrëmbyer armën dhe ka shkuar drejt shtëpisë së kunatit të tij.

Kur ka shkuar në Agria, 50-vjeçari i ka kërkuar të shoqes që kunati ta ndihmojë me një defekt që i kishte ndodhur në makinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, e ka qëlluar, duke e plagosur për vdekje.

Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe është vetëdorëzuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026