Çështja ‘Berisha’, Basha: Keqardhje! Kosto e thellë për PD. Drejtësia të bëjë punën
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën.
Në një deklaratë për mediat, ai thekoi se në aspektin personal ndjen keqardhje që Berisha ka përfunduar këtu, ndërsa në aspektin zyrtar ai shtoi se drejtësia duhet të funksionojë .
Mes tjerash Basha tha se është e domosdoshme që opozita dhe PD-ja të ecë përpara.
“Kam dy reagime, njëri në rrafshin personal, tjetri është në rrafshin zyrtar. Në rrafshin personal më vjen shumë keq që një njeri që kam bashkëpunuar me një kohë të gjatë që padyshim ka dhënë kontributet e veta për vendin të përfundojë këtu. Është vetë përgjegjës për zgjedhjen që ka bërë. Kjo është njëra anë e kostos që sjellja e tij i solli të gjithëve. Kjo është kosto që i ka dhënë familjes së tij, por padyshim që i ka dhënë një kosto të thellë PD. Nga ana tjetër është e domosdoshme që opozita dhe PD të ecin përpara. Përgjigja zyrtare është se në çdo rast, qëndrimi i PD është që drejtësi duhet të bëjë punën e saj të papenguar dhe çdo kush duhet të jetë në dispozicion të drejtësisë. Për këtë arsye kam çuar në Parlament dhe heqjen përfundimtare të imunitetit”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta