Grip apo COVID? 1250 vizita në 10 ditë në Fier, moshat më të rrezikuara

11 Janar 2024 | 17:00

1250 vizita janë shënuar në 10 ditëshin e parë të janarit pranë urgjencës së spitalit rajonal Fier. Këto raste i dedikohen virozave të stinës, kryesisht gripit sezonal. Fluksi më i madh është shënuar në ditët e para të vitit te ri, kjo pasi pjesë e vizitave kanë qenë edhe emigrantët, kur numri i vizitave ditore arriti në 150 në 24 orë.

“Situata me virozat paraqitet e renduar. Kemi pasur shume raste që paraqiten gjatë 24 orëshit duke shkuar ne 150 në 24 orë. Aktualisht qe po flasim janë rreth 1250 vizita për 10 ditëshin e parë të muajit janar. Pjesa më e madhe e këtyre vizitave predominojnë temperatura, kolla, dhimbje koke, muskujsh, dhimbje trupi, shenjat kryesore që paraqiten në urgjencë”, thotë kreu i urgjencës së Fierit Blendi Dhespollari.

Ndërkohë, Dhespollari ka kërkuar shmangien e paraqitjes në urgjencë të rasteve me simptoma të lehta të cilat mund të trajtohen edhe pranë mjekut të familjes.

Përsa i përket frikës së përhapjes së COVID, mjeku sqaron se pjesa më e madhe e pacienteve janë të prekur nga virozat sezonale.

“Më shume kemi të bëjmë me grip sezonal, për këtë kemi bërë edhe teste për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me grip apo nënvariante të COVID 19. Kështu që kemi të bëjmë më shumë me grip sezonal”, shprehet ai.

Në kushtet kur virozat dhe gripi sezonal janë në pikun e tyre, mjekët kërkojnë marrjen e masave parandaluese por edhe lehtësuese si shmangien e mjediseve të mbipopulluara, përdorimin e lëngjeve, ushqim të shëndetshëm si dhe shmangien e kontakteve me personat e prekur nga virozat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026