Rriten rastet me grip, Tomini: 13 mijë në javë me viroza dhe grip, më pak COVID
Shifrat e të infektuarve me grip apo viruse stinore po rriten me ritme të shpejta, duke mos përjashtuar kështu mundësinë e përfshirjes së vendit në epidemi të gripit në fund të janarit apo fillim të shkurtit. Në një intervistë për Euronews Albania drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini thotë se kurba e infektimeve do të vijë në rritje.
“Kemi një situatë qarkullimi normale me tendencë në rritje në javët në vazhdim. Raportohen si infeksione të sipërme dhe të poshtme në nivelin e 13 mijë rasteve në javë, kjo e vlerësuar me një javë pararendëse që kemi një luhatje nga 11 mijë në 13 mijë. Është një aktivitet i pritshëm për sezonin”, thotë Tomini.
Gripi po sundon aktualisht. Rastet e COVID janë më të pakta dhe pa komplikime. Ende në vendin tonë nuk është izoluar prania e nënvariantit të ri JN1 që po qarkullon në shumë shtete.
“Kemi një bashkëqarkullim të gripit dhe COVID, prej më shumë se 10 ditë kemi mbizotërim të gripit në qarkullim. Aktualisht kemi grip të tipit a ah1 ah3 dhe tipi b, duke bashkëshoqëruar me viroza të tjera dhe COVID”, shprehet mjekja.
Edhe pse gripi prek çdo moshë, ekspertët bëjnë me dije që aktualisht predominojnë moshat mbi 60 vjeç. Ata apelojnë që të mos neglizhohet asnjë simptomë, pasi gripi mund të jetë dhe vdekjeprurës.
“Gripi është një sëmundje respiratore agresive, aq më tepër në grupe risku që kanë sëmundje bashkëshoqëruese dhe mbi të gjitha grupet që nuk janë vaksinuar, është e këshillueshme vaksinimi për të parandaluar format e rënda dhe fatalitetet”, thekson Tomini.
Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë sezon është vërejtur se gripi ka një kohë zgjatje përtej 5 apo 7 ditëve. Mjekët klinicist referojnë se në shumë raste vërehet një kollë e tejzgjatur që shkon deri në 3 apo 4 javë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve