Ambasada britanike në Beograd: Serbia elementë që funksionojnë në interes të Rusisë

11 Janar 2024 | 19:22

Britania e Madhe nuk e konsideron Serbinë si shtet “pro rus”, por ka elementë të caktuar te saj qe veprojnë drejtpërdrejt në interes të Rusisë.

Ky ka qenë një reagim i sotëm i ambasadës britanike në Beograd.

“Ne besojmë se në Serbi ka elementë që veprojnë drejtpërdrejt në interes të Rusisë duke kërcënuar stabilitetin dhe kapacitetet demokratike të rajonit. Serbia është shtet i pavarur, sovran. Mbretëria e Bashkuar ka bashkëpunuar me Serbinë për një sërë prioritetesh të përbashkëta për një kohë të gjatë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha ambasada duke komentuar deklaratën e kreut të diplomacisë britanike, David Cameron, në Komitetin e Politikës së Jashtme të parlamentit britanik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026