Tensionet Serbi-Britani, Vuçiç: I zhgënjyer nga komentet e sekretarit Cameron

11 Janar 2024 | 19:10

Sa herë që perëndimi sulmon presidentin Vuçiç, ai shfaqet në krahët e ambasadorit Rus.

Kjo ndodhi dhe një ditë pasi sekretari britanik i shtetit David Cameron shprehu zhgënjim me qeverinë e Serbise dhe shqetësim për qëllimin që kishte Serbia me ngjarjen e Banjskës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ka komentuar deklaratën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron

Vuçiç tha se ndihet i zhgënjyer nga Cameron derisa po përmendte lidhjet e mira me Rusinë nga Shtëpia e Rusisë në Beograd.

“Serbia krenohet me pavarësinë e saj dhe kjo është arsyeja pse jam i zhgënjyer nga deklarata e ministrit të Jashtëm britanik Cameron se Serbia është prokurë e Rusisë, si dhe ato rrëfime se ne jemi ata që destabilizojmë rajonin”, pretendon Vuçiç.

Gjatë një raportimi para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit britanik, Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se duhet të shprehet zhgënjim me sjelljen e Qeverisë së Serbisë, pas ngjarjeve të shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Ne duhet të shprehim zhgënjimin në rritje lidhur me sjelljen e Qeverisë serbe. Sigurisht, ne nuk kemi ndryshuar mendim që t’i japim shans Serbisë për integrim euroatlantik. Por, mendoj se ka frustrim për këtë sjellje të tyre dhe ne duhet të jemi të qartë për këtë. Nëse BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë këtë zhgënjim, unë nuk e di, duhet t’i pyesni ata. Por, nga bisedat që kam pasur kam ndier se ka zhgënjim sepse Banjska ishte një moment i një rreziku të madh”, tha Cameron.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026