Greqi| 37-vjeçarja rreh për vdekje foshnjën 6-muajshe

12 Janar 2024 | 14:40

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Makrychorit në Greqi, ku një grua e moshës 37-vjeçare ka rrahur për vdekje foshnjën e saj 6 muajshe.

Nëna 37-vjeçare, u paraburgosu, pas një procesi që zgjati rreth tre orë në gjykatë këtë të premte.

“Turp të kesh”, bërtiti babai i foshnjës gjatë transferimit të saj ng makina e policisë drejt gjykatës.

Prokuroria greke ngriti kallëzim penal për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore.

E akuzuara mohoi në gjyq se ka vrarë foshnjën por sipas saj “dikush tjetër e ka bërë”.

Përmes avokatit të saj, ajo ka paraqitur kërkesë për ekspertizë psikiatrike, pasi raportohet se po përballet me probleme të rënda psikologjike për të cilat ishte shtruar në spital dhe merrte kurim edhe në të kaluarën dhe merrte mjekim.

“Më kanë vodhën fëmijën, të gjithë janë bashkëfajtorë”, tha babai i foshnjës përpara mediave greke.

Sipas Thesstoday, bashkëshorti akuzon 37-vjeçaren dhe të afërmit e saj për krimin si dhe për faktin se nuk e lejojnë të marrë pjesë në veremoninë mortore.

Kujtojmë se 37-vjeçarja në kushte të rënduara psikologjike dyshohet se ka rrahur për vdekje foshnjën e saj 6 muajshe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026