Negociatat me BE, Haxhinasto: S’na duhet një proces fiktiv, reformat të miratohen dhe zbatohen në substancë

17 Janar 2020 | 19:17

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto në studion e Euronews Albania foli rreth ecurisë së negociatave me Bashkimin Evropian pas deklaratave inkurajuese të Kancelares Angela Merkel, e cila shprehu edhe një herë mbështetje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas ish-deputetit të LSI, lista e detyrave të lëna nga Bundestagu për Shqipërinë është e gjatë, duke nisur nga reforma në drejtësi e deri tek reforma zgjedhore, por me rëndësi për vendin është që procesi i integrimit të mos jetë fiktiv, por reformat të jenë të prekshme nga njerëzit.

“Në fund të fundit duhet të analizojmë cilësinë e masave që merr BE për Shqiërinë në atë se si ndikojnë këto masa në realizimin e reformave që do të ndodhin në Shqipëri.

Nuk duam që procesi të ndodhë në mënyrë fiktive dhe problemi të shfaqet gjatë negociatave.

Gjithçka duhet të ndodhë në mënyrë graduale. Përpara se të mendojmë për procesin, duhet të mendojmë se kemi ende disa detyra të pakryera, reforma zgjedhore, reforma në drejtësi, një përqasje të re në funksionimin e drejtësisë. Këto çështje që janë ngritur nga Bundestagu duhet të arrijmë rezultate të prekshme.

Duhet të kemi një koncept të ri, jo vetëm të realizojmë reforma, po t’i vendosim ato si standard të zbatimit të ligjit”, – tha Haxhinasto.

Z.Haxhinasto vlerësoi si shumë pozitive dhe inkurajuese deklaratat e kancelares Angela Merkel, ndërsa shtoi se Bashkimi Evropian është shumë i vëmendshëm, pasi shtetet anëtare nuk duan të eksportojnë probleme në vendet e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”

Grupi më i madh i protestuesve është drejtuar mbrëmjen e kësaj të enjteje drejt Sheshit “Skënderbej”, ndërsa thirrjet kanë qenë të njëjta me ato të...
22:23 | 04/06/2026

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026