Gazetarja: Shqipëria do të dalë e para në grup, por më duhet të bëhem realiste…
Grupi B me të cilin Shqipëria do të përballet në Europian në fazën e kualifikimit me tre skuadrat e forta të konsideruara si grupi i ferrit, sigurisht që ka rritur frikën për një skualifikim të mundshëm të Kombëtares son në Europian që në fazën e parë dhe kanë ulur pritshmërinë për vazhdimësinë e saj në Europian.
Megjithatë të pyetur nëse në përballjen me ekipet e grupit B, Shqipëria do të renditej e fundit dhe do të eliminohej nga europiani. A do të konsiderohej vetëm pjesëmarrja një sukses, shumica prej tyre thonë po.
Gazetarja Esmeralda Mulaj, në një intervistë për “Barometrin” në Euronews Albania, është shprehur se dëshiron që Shqipëria të jetë e para në grup, ndërsa nënvizoi se duhet të jetë realiste duke marrë parasysh skuadrat që ka përballë.
“Nëse më pyet mua, Shqipëria do të dalë e para në grup, nuk ka se si të ndodh ndryshe. Por më pas mendon që Spanja dhe Kroacia kanë qenë kampione atëherë fillon njeriu e bëhet realist. Nga tifoz kthehet në realitet. Dhe për Shqipërinë, vajtja atje është një sukses. Është hera e dytë që ne shkojmë e pastaj do fillojmë që të kemi më shumë pretendime”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut