Koreja e Veriut teston një raketë hipersonike
Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë të re me rreze të mesme veprimi, që operon me lëndë djegëse të ngurta, e pajisur me një kokë bërthamore hipersonike, ndërsa Peniani po synon të dizajnojë armë më të fuqishme që mund të godasin caqet e largëta amerikane në rajon.
Njoftimi i 15 janarit nga media shtetërore e Koresë së Veriut vjen një ditë pasi ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë detektuan lëshimin e një rakete nga një zonë afër kryeqytetit verikorean, Penian. Ky ishte testimi i parë balistik i Veriut më 2024.
Lëshimi i raketës vjen dy muaj pasi Koreja e Veriut tha se me sukses ka testuar motorët e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi që operon me lëndë djegëse të ngurta. Ky njoftim paraqet një avancim të armëve verikoreane që mund të shënjestrojnë bazat ushtarake amerikane në Guam dhe Japoni.
Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) tha se testimi i së dielës synonte të verifikonte besueshmërinë e motorëve me lëndë të ngurta dhe aftësitë manovruse të kokës hipersonike. KCNA tha se testimi u krye me sukses, por nuk dha më shumë detaje.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa fluturoi rreth 1.000 kilometra para se të binte në ujërat në mes të Gadishullit Korean dhe Japonisë.
Raketat ekzistuese balistike të Veriut me rreze të mesme veprimi përfshijnë edhe raketën Hwasong-12 dhe ato mund të jenë në gjendje të arrijnë qendrën e ushtrisë amerikane në Guam në Paqësor.
Raketat që ndërtohen me shtytës që funksionojnë me lëndë të ngurta mund të lëshohen më shpejt dhe lëvizin më lehtë dhe teknikisht ua bëjnë më të vështirë armiqve që t’i detektojnë ato.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve