Ambasadori i BE: Parlamenti duhet të jetë funksional, punoni bashkë për integrimin
Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në BE.
përmes një postimi në Twitter, Gonzato shprehet se zbatimi i reformave të nevojshme për anëtarësim në BE kërkon një parlament që funksionon efektivisht dhe një bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet të gjitha institucioneve.
“Falë procesit të shqyrtimit, Shqipëria ka tashmë një pamje të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Siç i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten e kaluar], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë një parlament që funksionon efektivisht… dhe një bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet të gjitha institucioneve.
Të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në BE, duke reflektuar vullnetin e fortë të qytetarëve shqiptarë për t’u anëtarësuar në BE”, shprehet ambasadori i BE.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni