“Begaj në Parlament”, Bardhi: S’jemi njoftuar, aksioni i opozitës do vijojë edhe sot
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas informacioneve të publikuara në media se presidenti Bajram Begaj do jetë i pranishëm në seancën e sotme plenare ku do të mbajë edhe një fjalë.
Në nkë deklaratë të shpërndarë për mediat, Bardhi shprehet se opozita nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë prani të presidentit, që siç thekson shpreson të mos jetë pjesë e një skenari kundër opozitës.
Bardhi shprehet më tej se opozita do të vijojë edhe sot aksionin në Parlament për të kërkuar të drejtat kushtetuese që sipas tij mazhoranca po ua mohon.
“Për të shmangur çdo keqkuptim, dhe duke mos dashur të besojmë se Presidneti i Republikës është përfshirë në një skenar të provokimit të opozitës, dua të konfirmoj se Grupi Parlamentar i PD dhe opozita në Parlament janë në një betejë me mazhorancën për të fituar të drejtat kushtetuese të opozitës që mohohen prej muajsh nga Edi Rama. Kjo betejë do të vijojë edhe në seancën e sotme e deri në plotësimin e kërkesave tona kushtetuese. Në vlerësimin tonë Presidenti i Republikës duhet të kontribuojë në funksionimin normal të Parlamentit, duke ndërmarrë akte që nuk rrënojnë parlamentarizimin dhe lejojnë opozitën të përmbush rolin e saj kushtetues në një shoqëri demokratike, ku veçojmë të drejtën për kontroll parlamentar. Presidenti Begaj ka të gjitha mundësitë kushtetuese për të garantuar respektimin e Kushtetutës dhe ne gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje që të mos keqpërdoret nga mazhoranca si fasadë për një normalitet të rremë në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita është e vendosur për të mos lejuar funksionimin normal të Parlamentit, deri në mundësimin e të drejtave të saj kushtetuese”, shprehet Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:43 OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje