Bardhi: Rama s’ka interes për një reformë zgjedhore reale në shërbim të qytetarëve

10 Janar 2024 | 17:27

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptarë.

Komentet Bardhi i bëri pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e qeverisë që zhvilloi në Lezhë.

Bardhi tha se Rama e pohoi se po e djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore, në mënyrë që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale që garanton standartet minimale për zgjedhje të lira e të ndershme.

Reagimi i Bardhit:

Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i sherben qytetarëve shqiptareve. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standartet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike.

Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njeherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026