Krerët e politikës shqiptare përkujtojnë masakrën e Reçakut
Teksa kjo e hënë 15 janar shënon 25 vite nga masakra e Reçakut, krerët e politikës shqiptare kanë përkujtuar gjenocidin e bërë nga forcat e ushtrisë serbe.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilësoi masakrën si ngjarjen më tragjike dhe më të dhimbshme të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë.
“Masakra e Reçakut është një ndër ngjarjet më tragjike dhe më të dhimbshme të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Martirizimi i 45 njerëzve të pafajshëm 25 vite më parë, shënoi një pikë kthese në ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar për masakrat dhe genocidin që regjimi i Milosheviçit po kryente në Kosovë. Masakra e Reçakut mbetet simbol i sakrificave së shqiptarëve të Kosovës për liri. Drejtësia për të dhe gjithë masakrat vrasjet dhe torturat e ushtruara ndaj popullsisë civile të Kosovës është jetike për t’u siguruar që historia të mos përsëritet sërish dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, të bazuar në paqe dhe respekt të ndërsjellë. I paharruar kujtimi i martirëve të Reçakut”, shkroi Basha në facebook.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, theksoi se më 15 janar nderohet me përulje dhe respekt kujtimi i viktimave të pafajshme të mizorisë së Millosheviçit.
“Në 25-vjetorin Masakrës së Reçakut të kryer nga xhelati i Ballkanit, Sllobodan Milloseviç, nderojmë sot me përulje dhe respekt kujtimin e viktimave të pafajshme të kësaj mizorie të kryer në zemër të Europës.
Mirënjohje përjetë kontributit të Ambasadorit Ëalker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën, duke e përkufizuar saktë këtë masakër të regjimit kriminal serb: Krim kundër njerëzimit!
Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë”, shkroi Meta në facebook.
Edhe ish-kryeministri Berisha, përkujtoi masakrën, ku theksoi se ngjarja tronditi mbarë opinionin botëror dhe i ktheu ata kundër regjimit barbar të Millosheviçit.
“25 vjetori i masakrës, genocidit serb në fshatin Reçak.
Prej dy vitesh argati i Beogradit Edi Rama me Lindën e tij në parlament bllokojnë rezolutën e deputetëve të PD për dënimin e genocidit serb në Kosovë.
Të dashur miq, mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999 njësitë terroriste të pushtueseve serb hynë në fshatin Reçak, masakruan shtazërisht 45 civilë shqiptarë për fajin e vetëm se i përkisnin etnisë shqiptare. Në mesin e viktimave të këtij akti të mirëfilltë genocidi kishte edhe fëmijë, gra dhe pleq.
Masakra e Reçakut tronditi thellë ndërgjegjen e botës së civilizuar dhe shënoi një kthesë të fortë në qendrimin e vendeve të lira ndaj regjimit barabar të Millosheviçit, çka solli dhe vendimin historik të Aleancës së Atlantikut të Veriut për ndërhyrjen e saj për çlirimin e Kosovës.
Në këtë 25 vjetor të masakrës së Reçakut viktimat e genocidit serb në Reçak dhe mbarë Kosovën kërkojnë drejtësi si kushti i të gjitha kushteve për paqen e qëndrushme në rajonin tonë.
Prej dy vitesh argati i Beogradit, Edi Rama armiku i egër i kombit shqiptar me Lindën e tij në parlament bllokojnë në një akt çnjerëzore, antikombëtar rezolutën e deputetëve të PD për dënimin e genocidit serb Kosovë.
Me këtë rast përulem me nderimin më të madh para sakrificës sublime të viktimave të genocidit ciklik serb në Kosovë në tërësi dhe atij në Reçak në veçanti dhe dënoj me forcën më të madhe krimin horror të falangave të Beogradit të kryer 25 vjet më parë në fshatin Reçak ndaj civilëve shqiptar dhe i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendosë para drejtesisë frymëzuesit, sponsorët dhe ekzekutuesit e masakrës së Reçakut.
Ju bëjë thirrje shqiptarëve kudo që janë të dënojnë me forcën më të madhe në këtë 25 vjetor të masakrës së Reçakut qëndrimin mohues të këtij akti genocidal nga albanofobi, Pashiqi shqiptar i Tiranës Edvin Kristaq Rama”, shkroi Berisha në facebook.
Më herët edhe kryeministri Rama e cilësoi masakrën si një krim shtetëror nga Serbia me qëllim spastrimin etnik në kosovës.
“25 vite nga Masakra e Reçakut. Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet”, shkruan Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania