Osmani: Drejtësia për Masakrën e Reçakut, detyrë e shenjtë që kapërcen kufijtë
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë që kërkimi për drejtësi për Masakrën e Reçakut është detyrë e shenjtë që kapërcen etnitë dhe përkatësitë politike.
Ajo deklaroi që vetëm drejtësia i jep kuptim paqes.
“Sot kemi nevojë që ta themi vazhdimisht e kudo se në këtë fshat të vogël me histori të madhe u vranë civilë të pambrojtur e të paarmatosur, ndaj thirrja për drejtësi për ta është në funksion të mbrojtjes së dinjitetit njerëzor të viktimave dhe të familjeve të tyre
Kërkimi i drejtësisë nuk është thjesht një kërkesë, është një detyrë e shenjtë që kapërcen kufijtë, kapërcen etnitë, dhe përkatësisë politike”, ka thënë Osmani në ceremoninë përkujtimore për viktimat e kësaj masakre.
Më tej ajo ka thënë se familjet e të masakruarve të Reçakut të cilët vazhdojnë të mbajnë barrën e humbjes dhe dhimbjes së anëtarëve të tyre meritojnë që autorët e këtij krimi kundër njerëzimit të dalin para drejtësisë.
“Ata dhe shteti ynë janë në anën e së vërtetës e kjo e vërtetë është e përmbledhur më së miri në fjalitë e ambasadorit [William] Walker: Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Në Reçak edhe njëherë sikurse edhe në çdo masakër kundër civilëve në vendin tonë është shpërfaqur qëllimi i regjimit të atëhershëm serb për të shfarosur popullin shqiptar në Kosovë. Thirrja për drejtësi riafirmon besimin tonë për triumfin e së vërtetës ndaj mizorisë, përgjegjësisë kundrejt pandëshkueshmërisë dhe njerëzores kundër urrejtjes”-ka përfunduar Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat