Ministri i Spanjës: Nuk do pengojmë rrugëtimin e Kosovës për BE, por se njohim

16 Janar 2024 | 09:21

“Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston Kosova, dhe nuk do të pengojmë rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Europain”-këtë ka deklaruar Ministri i  Jashtëm i Spanjes, i cili në një interviste për mediat spanjolle tha se Kosovën nuk do ta njohin edhe pse i pranojnë pasaportat esaj.

Kryediplomati spanjoll, José Manuel Albare, ka komentuar vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës.

‘Filluam të pranojmë pasaportat kosovare. Edhe pse kjo nuk do të thotë, e them edhe një herë, asnjë njohje të Kosovës apo sovranitetit të saj. Ne jemi pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohim Kosovën dhe të pestë i pranojmë pasaportat e tyre”, ka thënë Albare.

Kryediplomati spanjoll ka thënë se Spanja nuk do të jetë pengesë për dialogun Kosovë – Serbi.

“Por, e kam thënë edhe shumë herë dhe e them sërish sot këtu, se Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. As për afrimin mes Prishtinës me Bashkimit Evropian. Sepse, ai territor i Kosovës është brenda Ballkanit Perëndimor dhe shkon në samitet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Dhe përfaqësuesi i Lartë bëri një punë të lavdërueshme dhe ne e mbështesim atë. Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston. Por, kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj”, ka thënë me tej Albare.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026